Plani i
Dishepullizimit Afatgjatë

Tani që ke përfunduar dishepullizimin afatshkurtër (Urdhërimet e Krishtit), vazhdo me “dishepullizimin afatgjatë” duke përdorur formatin 3/3 (Tre të Tretat) dhe Pyetjet e Zbulimit / metodën e studimit biblik M.P.S.U. si mjetin tënd për zbulimin biblik. “Mësimi i ri” do të jetë pasazhe nga Bibla dhe sugjerojmë të fillosh me Ungjillin e Markut duke ndjekur planin e renditur më poshtë. Pasi të mbarosh Markun, të sugjerojmë të vazhdosh me një libër tjetër të Biblës ose me një studim tematik duke përdorur pasazhe të Shkrimit.

Metoda e zbulimit biblik M.P.S.U.: 

Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik së bashku me metodën “M.P.S.U.” më poshtë për të folur rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:

    • Çfarë thotë ky pasazh për Perëndinë (Atin, Birin, Frymën e Shenjtë)?

    • Çfarë mësojmë nga njerëzit në këtë pasazh?

    • M.P.S.U. pyet nëse ka:

      • Mëkat për t’u shmangur?

      • Premtim për ta marrë për vete?

      • Shembull për t’u ndjekur?

      • Urdhër për t’u zbatuar?

Tre të Tretat

Rrethi i Kishës