
01: Pendohuni dhe Besoni
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo urdhërimin: Te Marku 1:15, Jezusi thotë...
Trego historinë: Zakeu - Luka 19:1-10 ose
Gruaja mëkatare - Luka 7:36-50Lexoje historinë me zë të lartë.
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?
A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?
Praktikë
Tregoje përsëri historinë
Hulumto më shumë (opsionale)
Çfarë do të thotë të “pendohesh”?
Të pendohesh do të thotë të largohesh nga mëkati dhe të ndjekësh Jezusin.
Çfarë do të thotë të “besosh”?
Të besosh do të thotë të zgjedhësh t’i besosh Jezusit si Zot.
Pse duhet të pendohemi?
Lexo Romakëve 3:23; 6:23; 10:9
Kush duhet të pendohet?
Veprat e Apostujve 2:38-41 - Të gjithë duhet të pendohen për të marrë faljen.
Çfarë është siguria e shpëtimit?
1 Gjonit 1:9 thotë se, kur rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik të na falë.
Gjoni 10:28 thotë se shpëtimi ynë i përket Jezusit.
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.


