04: Shkoni... Bëni dishepuj

Kujdesi

  • „Si je?“
    (Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)

ADHURIM

  • Lutje

Llogaridhënie me dashuri

  • Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)

Vizioni

Shkrimi

  1. Lexo urdhërimin: Te Mateu 28:19-20, Jezusi thotë...

  2. Trego historinë: Gruaja samaritane - Gjoni 4:4-42

  3. Lexoje historinë me zë të lartë.

  4. Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:

    • Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?

    • Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?

    • A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?

Praktikë

  • Tregoje përsëri historinë dhe 3 Rrathët

Hulumto më shumë (opsionale)

  1. Me kë duhet të ndajmë?

    • Gjoni 4:16 - me familjet, miqtë dhe fqinjët tanë

  2. Çfarë duhet të themi?

    • Gjoni 4:29 - Gruaja tregoi historinë e saj dhe historinë e Jezusit (ungjillin)

  3. Kush është i kualifikuar për të shkuar?

    • Gjoni 4 - Gruaja samaritane ishte! Çdo besimtar.

  4. Si duhet të shkojmë?

    • Në grupe me 2 ose 3 nëpër lagjen dhe qytetin tonë: a) duke u lutur, b) duke ndarë dhe c) duke kërkuar “Persona të Paqes” për t’i dishepullizuar në të njëjtat gjëra që po mësojmë këtu.

Vendos synime

  • Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?

  • Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?

Dërgim

  • Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.