
10: Filloni dishepullizimin afatgjatë
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
ADHURIM
Lutje, këngë, Darka e Zotit, dhënie
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo Shkrimin me zë të lartë: Marku 1:1-8
Lexo Shkrimin me vete disa herë: Marku 1:1-8
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik bashkë me metodën “M.P.SH.U.” më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë thotë ky pasazh për Perëndinë (Atin, Birin, Frymën e Shenjtë)?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në këtë pasazh?
M.P.SH.U. pyet: A ka...
Mëkat për të shmangur?
Premtim për të marrë?
SHembull për të ndjekur?
Urdhër për t’u bindur?
Praktikë
3 Rrathët, dëshmi 15-sekondëshe, ose të tregosh përsëri një nga 9 historitë e mëparshme
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu edhe ashtu si të drejton Zoti, por kujto të vazhdosh të lutesh për guxim dhe urtësi për të ndarë Ungjillin dhe për të bërë dishepuj. Gjithashtu vazhdo të lutesh për të gjithë ata që janë larg Perëndisë në hartën tënde të marrëdhënieve. Lutu për dishepuj dhe kisha të brezit të 4-t. Lutu për punëtorë. Lutu që Perëndia ta përmbushë misionin e Tij në dhe përmes mbledhjes suaj derisa të ketë #NoPlaceLeft dhe Krishti të kthehet.





