
02: Pagëzohuni
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo urdhërimin: Te Mateu 28:19, Jezusi thotë...
Trego historinë: Filipi dhe besimtari i ri - Veprat e Apostujve 8:26-39
Lexoje historinë me zë të lartë.
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?
A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?
Praktikë
Tregoje përsëri historinë
Hulumto më shumë (opsionale)
Çfarë është “pagëzimi”?
Romakëve 6:3-4 - Pagëzimi është një simbol që tregon se kemi vdekur ndaj jetës sonë të vjetër dhe jemi ringjallur në një jetë të re në Jezusin.
Pse duhet të pagëzohemi?
Mateu 3:13-15 - Jezusi u pagëzua, prandaj edhe ne duhet të pagëzohemi. Të pagëzohesh do të thotë se e kemi njohur Jezusin si Zotin tonë.
Kush duhet të pagëzohet?
Veprat e Apostujve 2:38 - Kushdo që pendohet dhe beson.
Si duhet të pagëzohemi?
Mateu 3:16 - Jezusi zbriti në ujë.
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.


