
09: Mblidhuni
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
ADHURIM
Lutje, këngë, Darka e Zotit, dhënie
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo urdhërimin: Te Hebrenjve 10:24-25, Jezusi thotë...
Trego historinë: Kisha e parë - Veprat e Apostujve 2:36-47
Lexoje historinë me zë të lartë.
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?
A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?
Praktikë
Tregoje përsëri historinë ose 3 Rrathët
Hulumto më shumë (opsionale)
Kush është kisha?
Veprat e Apostujve 2:41 - Besimtarët në Jezusin që janë pagëzuar
Çfarë bën një mbledhje kishe?
Veprat e Apostujve 2:36-41 - Shiko funksionet e rrethit të kishës
Kur mblidhet kisha?
Veprat e Apostujve 2:46, Hebrenjve 10:24-25 - Rregullisht.
Ku mblidhet kisha?
Veprat e Apostujve 2:46, 5:42, 17:5-7, 18:7, 19:9, 20:20; Romakëve 16:1-5; 1 Korintasve 16:19; Kolosianëve 4:15; Filemonit 1:1-2 - Në shtëpi
Pse mblidhet kisha?
1 Korintasve 10:31, Hebrenjve 10:24-25 - Për të përlëvduar Perëndinë, për të inkurajuar dhe për t’i dhënë llogari njëri-tjetrit.
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.



