
08: Jepni
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
ADHURIM
Lutje, këngë, Darka e Zotit, dhënie
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo urdhërimin: Te Mateu 6:1-4, Jezusi thotë...
Trego historinë: Vejusha jep - Marku 12:41-44
Lexoje historinë me zë të lartë.
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?
A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?
Praktikë
Tregoje përsëri historinë ose 3 Rrathët
Hulumto më shumë (opsionale)
Çfarë duhet t’i japim Perëndisë?
Paratë tona, kohën tonë dhe jetën tonë.
Pse duhet t’i japim Perëndisë?
2 Korintasve 9:6-7 - Perëndia do një dhurues të gëzuar.
Si i japim Perëndisë?
2 Korintasve 9:7 - Me gëzim, jo me detyrim
Mateu 6:1-4 - Në fshehtësi, jo për t’u njohur nga të tjerët
Kujt i japim?
Veprat e Apostujve 4:34-35 - Kisha u jepte të gjithëve që kishin nevojë.
LART = lëvizja e ungjillit
BRENDA = nevojat e kishës
JASHTË = nevojat e komunitetit
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.



