
411
Trajnim për të bërë dishepuj
Video në anglisht: ende nuk ka version në shqip.
Hapat e parë
Lexo Mateu 28:18-20:
Jezusi thotë: “Shkoni...bëni dishepuj”
Trajnimi “411” i pajis ndjekësit e Jezusit për të bërë dishepuj duke iu përgjigjur këtyre 4 pyetjeve në 1 orë (ose më pak) në 1 fletë letre:
PSE të bëjmë dishepuj?
KË të arrijmë?
ÇFARË të themi?
KUR të fillojmë?

1. Pse? ⇾ Identiteti
Lexo 2 Korintasve 5:17-21
Kryqi: Në këto vargje shohim se, nëse je në Krishtin Jezus, këto dy gjëra janë të vërteta për ty për shkak të Jezusit:
v17 (personi) - Je bërë I RI! Ai t’i ka falur të gjitha mëkatet.
v20 (globi tokësor) - Ai të ka dhënë një identitet të ri si ambasadori i tij.
Nuk mund t’i ndash këto dy gjëra. Nuk mund të bëhesh i ri pa qenë ambasador i Jezusit, dhe nuk mund të jesh ambasador i Jezusit pa u bërë i ri.


2. Kë? ⇾ Harta Oikos
Harta Oikos: Vizato një hartë të marrëdhënieve me njerëzit në jetën tënde që janë larg Perëndisë.
Lexo Gjoni 17:20
4. Kur? ⇾ Vendos synime
Vendos synime: Planifiko se kur do të ndajmë kohë për të bërë dishepuj.
Lutu: Kur do të lutesh çdo ditë për Hartën Oikos tënde?
Ndaj: Me kë do t’i ndash 3 Rrathët dhe kur?
Trajno: Kë do të trajnosh në “411” dhe kur?
Fillo: Me kë do ta fillosh dishepullizimin duke përdorur Urdhërimet e Krishtit dhe kur?

