
03: Lutuni
Kujdesi
„Si je?“
(Ndaj një përditësim të shkurtër, dëgjo, lutu, inkurajo)
Llogaridhënie me dashuri
Jep llogari për bindjen tënde ndaj synimeve të “Peshko dhe Ndiq” që vendose javën e kaluar. (Marku 1:17)
ADHURIM
Lutje
Vizioni
Lexo Veprat e Apostujve 2:36-47 dhe vizato rrethin e kishës për të dhënë vizionin për një kishë të shëndetshme.
Shkrimi
Lexo urdhërimin: Te Mateu 6:9-13, Jezusi thotë...
Trego historinë: Jezusi mëson për lutjen - Mateu 6:5-15
Lexoje historinë me zë të lartë.
Zbulo: Lutu, pastaj përdor pyetjet e zbulimit biblik më poshtë për të biseduar rreth historisë dhe për të zbuluar kuptimin e saj për jetën tonë:
Çfarë mësojmë nga historia për Perëndinë?
Çfarë mësojmë nga njerëzit në histori?
A ka diçka në histori që Jezusi do që ne ta bindemi?
Praktikë
Tregoje përsëri historinë
Hulumto më shumë (opsionale)
Pse lutemi?
Mateu 6:9-13 - Ai na dëgjon. Ne dëshirojmë që vullneti i Tij të bëhet në tokë.
Si lutemi?
Thjesht duke folur me Perëndinë.
“Ati ynë...” = Perëndia është Ati yt qiellor
“U shenjtëroftë emri yt...” = Kërko që Perëndia ta përlëvdojë veten përmes jetës sate
“Bukën tonë të përditshme na e jep sot...” = Kërko për nevojat e tua
“Na i fal fajet tona...” = Kërko falje për çdo mëkat
“Na çliro nga i ligu...” = Lutu për çlirim kur përballesh me tundimin
Vendos synime
Peshko: Me kë do të ndash këtë javë?
Ndiq: Çfarë nga mësimi i sotëm do Jezusi që t’i bindesh këtë javë?
Dërgim
Lutu dhe kërkoji Perëndisë fuqinë e tij që të të ndihmojë t’u bindesh këtyre synimeve.


